07:21 / 05.01.2024
Moti në Shqipëri me vranësira dhe kthjellime të pakta
RTKlive
Europa juglindore vijon të jetë në ndikimin e rrymave ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës duke mbajtur temperatura mbi mesataren e muajit në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të me vranësira të dendura shtresore. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 7/12°C
- Zonat e ulëta 10/20°C
- Zonat bregdetare 12/22°C























