14:10 / 05.01.2024
Heqja e stikersave lehtëson qarkullimin e automjeteve
Arlinda Sejda | RTK
Qarkullimi i veturave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tashmë lehtësuar. Kjo pasi tashmë qytetarët nuk janë të detyruar të bëjnë vendosjen e stikersave.
Në pikën kufitare në Jarinjë, veturat RKS të cilat po qarkullojnë nga Serbia, nuk kanë të vendosura stikersa, ndërsa qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim.
Ndryshe në pikën kufitare në Jarinjë gjatë ditës ka pritje/kolonë deri në 2 km, gjë që nuk ndodhë zakonisht, por shumë mërgimtarë kanë zgjedhur këtë pikë kufitare për t' u kthyer për shkak të kolonave të gjata në pikat tjera kufitare.
RTK merr vesh se gjatë këtyre ditëve në Jarinjë qarkullojnë 700 deri në 800 automjete në ditë.
























