18:06 / 05.01.2024
Një i vdekur në aksident në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë|Video
N.M. /RTKlive
Një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku, në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, në afërsi të fshatit Maxhunaj, të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sipas informatave të para, mund të themi se aksidenti ishte me pasoja fataliteti. Një person i moshës 56 dyshohet se është goditur nga një kamion në lëvizje, i cili nuk është ndaluar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka deklaruar Zahiti.
Ende nuk dihen diçka më shumë rreth këtij aksidenti. Bëhet e ditur se hetimet po vazhdojnë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata automjetesh, në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë.
























