Kosova U18 nuk i nis mirë kualifikimet
BKT
Sport

Kosova U18 nuk i nis mirë kualifikimet

Uran Krasniqi/RTKLive

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll nuk i ka nisur mirë kualifikimet për Evropianin e këtij viti.

Në ndeshjen e parë skuadra e tetëmbëdhjetë vjeçarëve është mposhtur nga Zvicra.

Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 33:19.

Federata e Hedbollit e Kosovës përmes një njoftimi ka treguar për ndeshjet e radhës. 

"Të shtunën prej orës 12:00, Kombëtarja jonë luan ndaj Sllovakisë.

Të dielën është ndeshja me Maqedoninë e Veriut", ka shkruar FHK.