Brazili shkarkon trajnerin
BKT
Sport

Brazili shkarkon trajnerin

Uran Krasniqi/RTKLive

Fernando Diniz nuk do të jetë më në krye të ekipit kombëtar të Brazilit.

Diniz, i cili u emërua përkohësisht, kishte një kontratë njëvjeçare dhe udhëhoqi Brazilin për gjashtë ndeshje në raundin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku Brazili kishte tri humbje, një barazim dhe dy fitore.

Sipas mediave ndërkombëtare, largimi i Dinizit është për shkak të rezultateve të Kombëtares, të cilat nuk ishin ashtu siç pritej.

Largimi i Diniz nga kombëtarja është pjesë e strategjisë së presidentit të Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, për të ndryshuar ekipin në vitin 2024.