Benfica transferon talentin e Santos
BKT
Sport

Benfica transferon talentin e Santos

Uran Krasniqi/RTKLive

Marcos Leonardo nuk mundi ta shpëtonte Santosin nga rënia në Serie B braziliane, por për vete do të mbetet në elitë. Ani se në një vend tjetër.,

Futbollisti njëzet vjeçar do të vazhdojë karrierën në kampionatin portugez, ku ka nënshkruar kontratë me skuadrë e Benficas. 

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Leonardo ka kaluar te Benfica për shifrën e tetëmbëdhjetë milionë eurove dhe ai do të jetë i lidhur me skuadrën e njohur portugeze deri në vitin 2029.