16:33 / 06.01.2024
I jashtëzakonshëm, Zhegrova shënon het-trik për Lillen
F.B/RTKLive
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2024.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka shënuar het-trik për Lillen në duel me Golden Lion de Saint, ndeshje kjo që po luhet në kuadër të Kupës së Francës.
Zhegrova rrugën e golave e gjeti në minutën e 33-të, 41-të dhe 42-të. Kosovari asistoi edhe në dy golat tjera.
Zhegrova tashmë është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Lilles.























