Vazhdojnë pritjet në kufi, qytetarët po presin deri në dy orë në Merdarë
BKT
Lajme

Vazhdojnë pritjet në kufi, qytetarët po presin deri në dy orë në Merdarë

Sh.Ç /RTKlive

(E përditësuar, ora 8:15) Dy pikat kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.

Qytetarët në dalje të Merdarës po presin deri dy orë për të kaluar kufirin, kurse kolona është një kilometër. Po ashtu, te Dheu i Bardhë kolona arrin deri 300 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë kufitare është rreth një orë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 8 e 3 minuta, vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe nuk raportohet për kolona.Mbi një orë pritjet në Merdarë

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, në mëngjesin e së dielës nuk janë shumë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes pikës kufitare në Merdarë, qytetarët janë duke pritur mbi një orë. Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është 600 metra.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 6 e 32 minuta, pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë, janë 50 minuta, kurse kolona e automjeteve arrin në 300 metra.

Sipas kësaj qendre pritje pikat tjera kufitare nuk ka pritje.

 


MË SHUME NGA Lajme