Tre shqiptarët që u rrahën në Mal të Zi kthehen në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Tre shqiptarët që u rrahën në Mal të Zi kthehen në Shqipëri

RTKlive

Policia e Shtetit përmes një deklarate zyrtare tha se tre shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi ndodhen në Shqipëri.

Raportohet se ata kanë kryer kontrollet e nevojshme në spitalin e Shkodrës, ndërsa janë shoqëruar deri në kufi nga policia, për të shmangur çdo incident.

“Policia malazeze ka kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe tre shtetasit shqiptarë kanë dhënë deklarime në prani të një avokati (njohës i gjuhës shqipe) dhe të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Malin e Zi. Në përfundim të veprimeve të para, tre shtetasit shqiptarë, me dëshirën e tyre, janë nisur për në Shqipëri", raportojnë mediat e Shqipërisë.

Sipas mediave shqiptare, drejtuesit e Policisë së Shtetit iu kanë kërkuar homologëve të Malit të Zi, që për çështje sigurie, të tre shtetasit shqiptarë t’i shoqërojnë me punonjes policie, deri në kufi.

Tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme.


MË SHUME NGA Shqipëri