S’ndalet Manaj, shënon dygolësh në fitoren e Sivasporit
BKT
Sport

S’ndalet Manaj, shënon dygolësh në fitoren e Sivasporit

F.B/RTKLive

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj vazhdon me formën e mirë në Turqi.

Manaj ka qenë njeriu i ndeshjes në fitoren e skuadrës së tij, Sivaspor duke shënuar dygolësh në fitoren ndaj Kayserisporit (3-1).

Manaj kaloi në avantazh skuadrën (rezultati ishte 1-1) në minutën e 93-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa 5 minuta më vonë, sulmuesi shqiptar shënoi edhe golin e dytë personal, duke i dhënë 3 pikë të arta Sivasporit, që fitoi një ndeshje të vështirë në transfertë.

Manaj prek golin e tetë sezonal në elitën e futbollit të Turqisë, duke rigjetur formën e tij më të mirë.