15:59 / 07.01.2024
Krasniqi uron qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindje
F.S / RTKlive
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjeve.
“Qoftë kjo ditë e veçantë e mbushur me dashuri, paqe dhe bekime për secilin prej jush. Fryma e mirëkuptimit dhe tolerancës së kësaj dite, le të jetë pikënisje për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, prosperuese dhe të sigurt në shtetin tonë”, ka thënë në urimin e tij Krasniqi.























