Abdixhiku i reagon Kurtit: Tri vite të humbura, pa projekte madhore
BKT
Lajme

Abdixhiku i reagon Kurtit: Tri vite të humbura, pa projekte madhore

Sh.Ç /RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dështuar në tri vjet qeverisje, duke thënë se në këtë periudhë s`ka pasur projekte madhore, arritje kapitale e as forcim të shtetësisë.

Kreu i LDK-së ka shkruar në Facebook se Qeveria po mburret me njohje pasaportash, mirëpo s'ka pasur asnjë njohje në tri vjetët e fundit.

“Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milion euro humbje nga ky izolim! Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, Qeveria po mburret edhe me liberalizim, që sipas Abdixhikut, Lëvizja Vetëvendosje e kishte ndërprerë “me dhunë qysh në vitin 2016”.

“Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vite të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion. Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht”, ka shkruar ai, duke theksuar se “Kosova meriton shumë më mirë”.


MË SHUME NGA Lajme