Rama prezanton projektin e sheshit `Xhorxh Bush`: Transformimi do kohë
BKT
Lajme

Rama prezanton projektin e sheshit `Xhorxh Bush`: Transformimi do kohë

Valjeta Shala | RTK

Kyetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

Me këtë rast ai ka treguar karakteristikat që ndërlidhen me hapësirat publke në kryeqytet dhe rëndësinë e këtij projekti.

“Koncepti i ri për këtë shesh i ka disa karakteristika që ndërlidhen me hapësirat tjera publike sikurse me bibliotekën, Universitetin e Prishtinës, Radio Kosovën e deri te hoteli ‘Grand’. Pra do të trajtohen edhe pjesë të ndryshme që ndërlidhen me këtë shesh. Do të jetë një shesh i qasshëm dhe plot jetë për gjithë gjeneratat. Do të jetë një Prishtinë e transformuar”, ka theksuar i pari i kryeqytetit gjatë prezantimit të projektit të sheshit ‘Xhorxh Bush’.

Ai ka thënë se do të hiqen elementet e materialit të asfaltit dhe do të transferohen në elemente tjera dhe hapësira të gjelbra.

Sa i përkët ankesave të qytetarëve për trafik ai tha se “kjo kërkon kohë, pasi transformimi i kryeqytetit do të bëhet në periudhën 8 vjeçare”.

“...andaj edhe do të kemi situata të ndryshme. E zgjidhja është duke krijuar hapësira publike siç po e bëjmë tashmë, me hapësira të gjelbra dhe unaza të brendshme dhe të jashtme dhe krijim të parkingjeve. Po bëjmë një rregull për transformim të kryeqytetit", ka shtuar Rama.

Do theksuar se prezantimi i projektit për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush” nga i pari i kryeqytetit, vjen vetëm një ditë nga protesta e paralajmëruar nga një komunitet i qytetarëve, të cilët po kërkojnë që bulevardi ‘Xhorxh Bush’ të bëhet i qasshëm për trafik, ngase sipas tyre bllokimi i kësaj rruge i ka shkaktuar kaos trafikut në kryeqytet.


MË SHUME NGA Lajme