21:19 / 13.01.2024
Haradinaj: Lutjet tona janë me të prekurit e Kçiqit
M.P./RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit të lëndimit të 15 personave nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës.
“Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi sot në Kçiq të Mitrovicës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se ndan shqetësimin me familjarët, duke i uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.























