16:20 / 14.01.2024
Komuna e Mitrovicës ndanë 20,000 euro për familjen Brahimi pas shpërthimit
M.P. / RTKlive
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë me dije se ka ndarë 20,000 euro për familjen Brahimi, e cila u prek rëndë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Kçiq.
“Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove”, ka shkruar Hamza.
Njëra nga 14 të lënduarit e shpërthimit në Kçiq, sipas familjarëve pritet që gjatë ditës të dërgohet në Suedi, pasi që ajo ka nënshtetësi suedeze. Të tjerët po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Tre nga ta janë në gjendje më të rënduar në mjekim intenziv, transmeton RTKlive.























