Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit serb
BKT
Në Fokus

Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit serb

A.B / RTKlive

Me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë, Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur", sot do të organizojë ndezjen e qirinjve në të gjitha sheshet e qyteteve të Kosovës.

Ndezja e qirinjve nën moton “Ne nuk harrojmë - Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”, do të bëhet sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Në të njëjtën kohë organizohet ndezja e qirinjve nga qytetarët edhe në të gjitha sheshet e qyteteve tjera të vendit.

“Solidarizimi i qytetarëve jashtë kufijve të Kosovës do të jetë i mirëseardhur”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Në Fokus