Kamberi: Shqiptarët e Luginës ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
BKT
Lajme

Kamberi: Shqiptarët e Luginës ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

E. Hoti / RTKlive

Deputeti shqiptar në Parlamentin  e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga presidenti Aleksandër Vuçiq, është i papranueshëm.

Kamberi iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga presidenti Aleksandër Vuçiq është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës", ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ai ka thënë se Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje.

Madje siç ka thënë deputeti shqiptar, përkundrazi, rasti i 24 shtatorit  i vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin.

“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, ka theksuar Kamberi.


MË SHUME NGA Lajme