Daniele De Rossi emërohet trajner i Romës
BKT
Sport

Daniele De Rossi emërohet trajner i Romës

B. H. | RTKlive

Vetëm pak orë pas shkarkimit të Jose Mourinhos, Roma ka vendosur për trajnerin e ri. Është Daniele De Rossi, ish-mesfushori i verdhekuqve që do ta drejtojë Romën deri në fund të këtij edicioni.

“Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi do të jetë trajneri i skuadrës deri më 30 qershor të vitit 2024. Pas 18 viteve të kaluara si futbollist verdhekuq, De Rossi rikthehet në rolin e trajnerit dhe do të debutojë në bankinën e skuadrës në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Veronës, të shtunën, në ‘Olimpico’”, thuhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti italian.

Ndërkohë, Daniele De Rossi ka dhënë deklaratën e parë si trajner i Romës: “Dua të falënderoj familjen Friedkin që më besoj drejtimin e Romës. Do të jap maksimumin për të përballuar sfidat që na presin nga këtu deri në fund të edicionit.  Është i papërshkrueshëm emocioni për t’u ulur në bankinën e skuadrës sonë. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë Roma për mua. Nuk kemi kohë, as zgjedhje: duhet të jemi konkurrues dhe të luftojmë për objektivat tanë”, ka thënë De Rossi.