21:40 / 16.01.2024
Osimhen: Ngritja e Kupës së Kombeve të Afrikës do të ishte moment i madh
Uran Krasniqi/RTKLive
Victor Osimhen ka thënë se ngritja e Kupës së Kombeve të Afrikës do të ishte një nga momentet më të mira të jetës së tij.
Në ndeshjen e parë të Grupit A Osimhen ka realizuar po Nigeria ka barazuar me Guinenë Ekuatoriale.
"Ndeshja e parë ishte vërtet zhgënjyese. Por unë mendoj se ne kemi cilësinë që të kemi një turne shumë të mirë për të cilin mund të jemi krenarë. Marrja e AFCON do të ishte një nga momentet më të mira të jetës sime", ka thënë sulmuesi nigerian.
Ndeshjen e radhës Nigeria e zhvillon me Bregun e Fildishtë, që aktualisht e kryeson tabelën e grupit pas fitores ndaj Guinea Bissaun.























