Pas debateve të shumta, rimblidhet sot Komisioni për Reformën Zgjedhore
BKT
Shqipëri

Pas debateve të shumta, rimblidhet sot Komisioni për Reformën Zgjedhore

RTSh

Në Shqipëri do të rimblidhet sot në orën 11:00 Komisioni për Reformën Zgjedhore. Në këtë Komision do të marrin pjesë përfaqësues të mazhorancës , të Partisë Demokratike, dhe deputetët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Kjo mbledhje pritet të ketë debate, pasi deputetet e grupimit të Berishës do të kërkojnë rikompozim të komisionit si edhe ndryshimin e bashkëkryetarit, me argumentin se nuk përfaqësojnë pjesën më të madhe të opozitës.

Ndërkohë mazhoranca, Lulzim Basha dhe deputetët e tij mbështetës insistojnë që ky komision të mos ndryshojë përbërjen dhe që bashkëkryetar i opozitës të vijojë të jetë Enkelejd Alibeaj.


MË SHUME NGA Shqipëri