15:42 / 21.01.2024
Begaj: Rugova, model frymëzues për politikanët
V.Th. RTKlive
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.
I pari i shtetit shqiptar, Begaj e ka cilësuar Rugovën si lider paqësor dhe model për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai në "Facebook".























