Dy helikopterë britanikë kryen fluturime sot mbi Tiranë
BKT
Foto: ATSh
Shqipëri

Dy helikopterë britanikë kryen fluturime sot mbi Tiranë

ATSh

Dy helikopterë britanikë të tipit Merlin kryen fluturime sot mbi kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, vizita e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri tregon se Shqipëria është një partnere solide e Britanisë së Madhe e aleatëve tanë të NATO-s në rrugën drejt sigurisë dhe zhvillimit.

“Të përkushtuar për të fuqizuar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha fushat, duke shfrytëzuar potencialet tona të përbashkëta”, njofton Ministria e Mbrojtjes.


MË SHUME NGA Shqipëri