`Kërcënimet e sigurisë të ndërpriten`, Kurti me mesazh normalizimi në Shkup
Medina Pasoma / RTKlive
Kryeministri Albin Kurti në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Shkup, ka thënë se kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten.
Liria për mallra nuk duhet të shfrytëzohet për bartje municionesh ka deklaruari ai, duke kujtuar sulmet terroriste serbe në veri të vendit.
“Që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të përafrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. Kërkova edhe mirëbesim në marrëdhënie mes vendeve tona, institucioneve dhe popujve tonë. Kjo nuk mund të ndodh nëse liria për mallra shfrytëzohet që të barten municione. Marrëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit”, ka deklaruar Kurti, transmeton RTKlive.
Tutje Kurti ka thënë se “se BE mund të na reformojë”, teksa ka bërë thirrje që shtetet të gjykohen sipas meritave.
“Në demokracinë liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës, BE paraqet përzgjedhje strategjike të liderëve të vendit. Prandaj puna jonë është t’i realizojmë këto reforma kurse BE të gjykoj sipas meritave dhe t’i ruaj vlerat fundamentale”, ka thënë kryeministri.























