Ndërron formati i paraqitjes para mediave të liderëve të Ballkanit në Shkup
BKT
Foto: Leonora Bërbatovci
Lajme

Ndërron formati i paraqitjes para mediave të liderëve të Ballkanit në Shkup

Leonora Berbatovci /RTK

(E plotësuar) Ka ndërruar formati i paraqitjes para mediave të liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë në samitin që po mbahet në Shkup.

Derisa fillimisht ishte paralajmëruar një konference e përbashkët për media, tanimë secili nga liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimir po mban konferenca të ndara me mediat përkatëse te shteteve.

Në konferencë të përbashkët pritet të paraqitet vetëm nikoqiri Kovacevski me përfaqësues të SHBA-së.

Ndryshe liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur sot, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Vuçiq në Shkup, paralajmëron konferencë vetëm me mediat serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksander, Vuçiq i cili po merr pjesë në tryezën e Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup, paralajmëron konference vetëm me mediat serbe.

Vuçiq pritet të mbaje një konference për media para konferencës se përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor. Mirëpo, në këtë konferencë po lejohen vetëm mediat e Serbisë dhe jo edhe të vendeve të tjera.

Ndryshe liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur sot, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.


MË SHUME NGA Lajme