20:22 / 22.01.2024
Lajçak takon përfaqësues të opozitës serbe, temë edhe dialogu Kosovë-Serbi
B. H. | RTKlive
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e partisë opozitare në Serbi, Fronti i Gjelbër-Majtas.
Në një postim në platformën 'X', Lajçak tha se në këtë takim u bë një bisedë e sinqertë rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe për zgjedhjet në Serbi, pasojat e tyre dhe zhvillimet e fundit në Serbi.
























