Peizazhe tërheqëse në shtegun Dragobi-Valbonë
BKT
Shqipëri

Peizazhe tërheqëse në shtegun Dragobi-Valbonë

Sh.Ç /RTKlive

Shtegu “Dragobi-Valbonë” pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve, ofron peizazhe tërheqëse, nën petkun e dëborës. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka sjell pamje nga ky shteg si ftesë për të pasionuarit e ecjes malore dhe dimrit.

Shtegu i cili ka një gjatësi prej rreth 8 kilometra, ndërlidh dy fshatrat kryesor të luginës së Valbonës.

Veç pamjeve piktoreske që ka krijuar bora, zhurma e ujit të lumit i ndjek vizitorët gjatë gjithë rrugëtimit, përgjatë pyje të ahut e pishës. Alpet Shqiptare kanë qenë ndër destinacionet më të vizituara nga turistët ku Valbona zë vendin e nderit, jo vetëm në verë por edhe në dimër.

 


MË SHUME NGA Shqipëri