09:57 / 26.01.2024
Shqipëri, grupi Bardhi-Berisha bllokojnë Komisionin e Zgjedhores
RTSh
Deputetët e grupimit Bardhi-Berisha kanë bllokuar sërish mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore duke zënë vendet e anëtarëve të PS.
Mbledhja parashikohej të mbahej në orën 10.00 por me ardhjen e bashkëkryetarit të komisionit Damian Gjiknuri dhe anëtarëve të PS ka pasur një përplasje mes opozitës dhe mazhorancës duke bërë që këta të fundit të largohen nga salla.























