Reforma Zgjedhore, Açka: Hapja e listave të deputetëve, gur prove
BKT
Shqipëri

Reforma Zgjedhore, Açka: Hapja e listave të deputetëve, gur prove

ATSH

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Flutura Açka reagoi sot ndërsa u mbajt mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Sipas saj, pyetja publike për çdo deputet të Kuvendit është nëse janë apo nuk janë për hapjen e listave të deputetëve.

“Të provojmë para shqiptarëve se sa na vlen lëkura secilit. Të gjitha fjalitë e tjera – politike ose jo – janë garnitura fshehëse të thelbin të debatit. Njëra palë dëshiron t’i hapë dhe t’u japë mundësinë shqiptarëve të vendosin vetë për të votēbesuarit e tyre dhe pala tjetër që dëshiron të ruajë status quo-në, pra, karrigen e vet”, u shpreh Açka.

“Jemi apo nuk jemi ne të 140-të deputetë më 2025 nuk është problemi i shqiptarëve. Problemi i shqiptarëve është të ketë mundësi të zgjedhë më të mirët, të ruhet shëndeti i demokracisë shqiptare”, tha deputetja e PD-së, Açka.

Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore nisi sot punimet ‘online’ me miratimin e kalendarit të punës.


MË SHUME NGA Shqipëri