09:33 / 27.01.2024
Moti në Shqipëri, me vranësira dhe kthjellime
rtsh.al
Anticikloni afrikan me qendër kryesore në gadishullin Iberik po dominon Evropën Qendrore, periferia e tij po ndikon edhe territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në mëngjes në Alpe, gjatë ditës me diell. Era do të fryjë me drejtim veri, me shpejtësi 15-20 m/sek, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore -3/8°C,
Zonat e ulëta -1/16°C,
Zonat bregdetare 6/17°C.























