11:19 / 28.01.2024
Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje bore në viset malore
rtsh.al
Evropa Verilindore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje bore në mëngjes në alpe, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim verilindje, me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore -5/7°C,
Zonat e ulëta -2/13°C,
Zonat bregdetare 4/15°C.























