Kurti: Me Xhaferin kryeministër Maqedonia e Veriut më larg Moskës
BKT
Lajme

Kurti: Me Xhaferin kryeministër Maqedonia e Veriut më larg Moskës

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i uron Talat Xhaferit suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Kurti tha se me Xhaferin kryeministër, Maqedonia e Veriut merr orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e Perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj.

“Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e Perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë. Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij,  Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij”, ka shkruar Kurti në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme