07:24 / 29.01.2024
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira
RTKlive
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në mëngjes të pakta në veri, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira të pakta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore -6/6°C
Zonat e ulëta -2/13°C
Zonat bregdetare 5/13°C























