Kurti viziton IPK-në, diskutohet për integritetin e policëve
BKT
Lajme

Kurti viziton IPK-në, diskutohet për integritetin e policëve

B.H. / RTKlive

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi Hodaj e informoi kryeministrin për punën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

 “Temë e diskutimit ishin edhe trajtimi i ankesave të qytetarëve, inspektimet  si dhe angazhimet tjera të IPK-së drejt fuqizimit të integritetit policor”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Sipas njoftimit, kryeshefi Hodaj e falënderoi Kurtin për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që sipas tyre, Qeveria ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme