Avokatët e Thaçit kërkojnë të tërhiqen, shkak mospagesa
BKT
Në Fokus

Avokatët e Thaçit kërkojnë të tërhiqen, shkak mospagesa

Gregory Kehoe, Joe Reeder, "Greenberg Legal Associates" dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale. Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre.

“Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Asociacionit Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimin nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Po ashtu në njoftim është përfshirë kërkesa zyrtare e mbrojtjes së Thaçit, derisa thuhet se sipas rregullores, kur të caktohet grupi tjetër i mbrojtjes, avokatët paraprak duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë “në një periudhë prej jo më shumë se 45 ditë”.

Më 29 janar, ministria e Drejtësisë përmes një Udhëzimi Administrativ, ka thënë se po synon që të ndryshojë tarfiat e mbrojtjes juridike për të akuzuarit në Hagë. Në to parashihet rritje e vlerave, por që për avokatët nuk është aq sa duhet, shkak i inflacionit. Hashim Thaçi, ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.


MË SHUME NGA Në Fokus