09:09 / 01.02.2024
Moti në Shqipëri, me kthjellime, me temperature në rritje
rtsh.al
Presion i lartë atmosferik vijon të dominojë Evropën Qendrore, të përfshirë Mesdheun Qendror, duke përmbyllur muajin janar me mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në pjesën e pare të ditës, pasdite priten vranësira mesatare në perëndim. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 7 m/sek. në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3, me lartësi vale 0.4-0.8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore -4/8°C,
Zonat e ulëta -1/16°C,
Zonat bregdetare 3/16°C.























