Mbishkrime serbe në shtëpitë e shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut
BKT
Foto: Elmina Osmani / RTK
Lajme

Mbishkrime serbe në shtëpitë e shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut

Elmina Osmani | RTK

Shtëpitë e shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut janë mbushur me mbishkrime serbe.

Në shtëpitë që po rindërtohen nga Qeveria e Kosovës dyshohet se serbët kanë vendosur mbishkrime të tilla si “Rusia”, “Vagner” dhe “Kosova është Serbi”, për të shkaktuar frikë për qytetarët shqiptarë që dua të kthehen në trojet e veta.

Ndërkohë, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë larguar një tabelë te Kalaja e vogël në Komunën e Zveçanit, në të cilën ka qenë flamuri serb me mbishkrime ekstremiste.


MË SHUME NGA Lajme