Vrasja e tre ushtarëve amerikanë, Rama letër ngushëllimi presidentit Biden
BKT
Shqipëri

Vrasja e tre ushtarëve amerikanë, Rama letër ngushëllimi presidentit Biden

ATSH

Kryeministri Edi Rama i dërgoi telegram ngushëllimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për vrasjen e 3 anëtarëve të shërbimit amerikan në Jordaninë Verilindore.

“Në emër të popullit shqiptar, pranoni ngushëllimet tona për serxhent William Rivers, specialistin Kennedy Sanders dhe specialisten Breonna Moffett, 3 shpirtëra trima që kryen sakrificën sublime duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, shkruan Rama në telegramin e ngushëllimit.

“Në këto kohëra të vështira, duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron me Shtetet e Bashkuara me solidaritet dhe vendosmëri”, përfundon telegrami i kryeministrit shqiptar.

3 ushtarë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror me dron ndaj forcave amerikane të vendosura në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë.

Presidenti Biden në një komunikim për këtë rast u shpreh se ai është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak.


MË SHUME NGA Shqipëri