Naim Murseli përfundon dëshminë, mohon versionin e dhënë në polici
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Naim Murseli përfundon dëshminë, mohon versionin e dhënë në polici

Arlinda Sejda / RTK

I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli edhe sot ka dhënë dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Avokatja Teuta Zhinipotoku, ka thënë për RTK-në se dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Sipas saj, me sot është kryer deklarimi i tij pranë Prokurorisë themelore në Prishtinë.

Sipas saj Murseli e ka mohuar në tërsi versionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici.

“Deklarata e tij ka qenë e dhënë në detaje në shpjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat të cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre i pandehuri në tërsi i ka mohuar”, ka thënë mbrojtja e Naim Murselit.

Ndërsa, Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme .


MË SHUME NGA Lajme