Gërvalla takon kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në KiE
BKT
Lajme

Gërvalla takon kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në KiE

E. Hoti / RTKlive

Mbështetja e Gjermanisë dhe bashkërendimi i veprimeve në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ishin temat në fokus të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati me kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe.

Sipas njoftimit, Gërvalla takoi edhe dy deputetë të Partisë Liberale Gjermane (FDP) në Bundestagun gjerman, Ulrich Lechte dhe Thomas Hacker.

“Në takim u diskutuan proceset politike dhe siguria në Kosovë dhe rajon, bashkërendimi dhe mbështetja e Kosovës në rrugën e anëtarësimit të saj në BE, NATO dhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ndërsa thuhet se gjatë këtyre takimeve të ndara, ministrja Gërvalla i njoftoi deputetët e Bundestagut me të arriturat mbresëlënëse të Kosovës në ekonomi, demokraci, sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme