09:48 / 02.02.2024
Arrestohet një burrë me probleme psikike në Suharekë
SH.Ç/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka probleme psikike, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj një familjareje të tij. Ai po dyshohet për veprat penale “dhunë në familje” dhe “sulm”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se ka probleme psikike, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën femër kosovare dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake”, thuhet në raportin e Policisë.























