17:21 / 02.02.2024
Peleshi: SHBA, mbështetje Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve ushtarake
ATSH
I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, David Wisner, vizitoi ambientet e Forcës Tokësore.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, u shpreh sot se, kjo vizitë është një tregues i qartë i angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e Shqipërisë për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake.
“Të privilegjuar që kemi një aleat strategjik si SHBA në krahun tonë! Bashkëpunimi i ngushtë midis dy vendeve tona është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, theksoi Peleshi në një reagim në rrjetet sociale.
Peleshi shprehu “mirënjohje të veçantë për partnerët tanë amerikanë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe të pakushtëzuar në zhvillimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare”.























