Mallorca e Muriqit sonte sfidon Real Sociedadin në gjysmëfinalen e Kupës
BKT
Sport

Mallorca e Muriqit sonte sfidon Real Sociedadin në gjysmëfinalen e Kupës

F.Bytyqi/RTKLive

Kupa e Mbretit rikthehet sonte me duelin Mallorca-Real Sociedad, ndeshje kjo që luhet në kuadër të gjysmëfinales.

Kjo sfidë në të cilin sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pritet të jetë titullar, është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat të cilat synojnë t'i shkojnë deri në fund kësaj gare.

Ndryshe, Mallorca në La Ligë ndodhet në zonën e rrezikshme me 20 pikë në vendin e 17-të, kurse, Sociedad renditet në vendin e gjashtë me 37 sosh.

Ndeshja Mallorca-Sociedad fillon në orën 21:00.