Shqipëri, dështon mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore
BKT
Shqipëri

Shqipëri, dështon mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

rtsh.al

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka shprehur keqardhjen për mos zhvillimin e mbledhjes së sotme, për shkak të bllokimit të bërë nga opozita.

Gjiknuri u shpreh se sjellja e opozitës është absurde dhe se reforma zgjedhore më së pari është në interesin e tyre.

“Sot kishim  një seancë dëgjimore me të gjitha organizatat joqeveroitare që janë angazhuar ndër vite në zgjedhje, kanë bërë rekomandimet e tyre për  përmirësime  në Kodin Zgjedhor dhe kanë qenë aktorë të tretë shumë të angazhuar në procesin e reformës zgjedhore. Skenat i patë, kësaj radhe e bënë të pamundur hapjen e  një mbledhje, por mundësinë për t’u shprehur të gjitha organizatat e interesuar për çështjet zgjedhore, Një pjesë e opozitës, Rithemelimi, bllokuan hyrjen, e bën të pamundur zhvillimin e  zgjedhjes dhe me këto kushte po pengojnë ecurinë e reformës zgjedhore. Do njoftojmë mbledhje tjetër me të gjitha aktorët por do gjejmë  mënyrat e duhura për ta bërë atë. Zgjidhja online mund të jetë zgjidhja e duhur.

Të dy opozitat nuk po bëhen aktive për ta çuar para këtë proces. Aty janë vetëm anëtarët e mazhorancës. Fatkeqësisht dhe absurditet. Mazhoranca është komode edhe me këtë Kod Zgjedhor. Ai ligj ne na ka dhënë disa zgjedhje demokratike”, tha ai.


MË SHUME NGA Shqipëri