06:55 / 07.02.2024
Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere
M.Miftari/RTKlive
Sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Në takimin e sotëm në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere pritet të diskutohen një sërrë temash mes tjerave shqyrtimi i planit vjetor të performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2024, si dhe shqyrtimi i planit vjetor të performancës të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2024.
Takimi pritet të mbahet në ora 11:00.























