07:22 / 07.02.2024
Moti në Shqipëri, me vranësira e reshje shiu në veri
rtsh.al
Evropa Juglindore po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore mesdhetare të cilat kanë zbutur klimën në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në Jugperëndim, reshje të pakta në zonën veriperëndimore. Era do të fryjë me drejtim të jugperëndimit me shpejtësi 10-15m/sek, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 3/14°C,
Zonat e ulëta 6/18°C,
Zonat bregdetare 8/18°C.























