Juve sfidon Unitedin dhe Tottenhamin për Koopmeiners, ja sa kërkon Atalanta
BKT
Sport

Juve sfidon Unitedin dhe Tottenhamin për Koopmeiners, ja sa kërkon Atalanta

F.Bytyqi/RTKLive

Juventusi është gati t’i sfidojë skuadrat e mëdha angleze për futbollistin e Atalantës, Teun Koopmeiners.

Sipas “Tuttosport” , mesfushori i Atalantas është cak i klubeve të mëdha evropiane.

Lojtari po bën një sezon të madh me skuadrën italian duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Dy klubet e mëdha të Premier Leagues, Man United dhe Tottenham, prej kohësh janë duke e monitoruar yllin e Atalantës, por, siç raportohet, tashmë në garë për Koopmeiners është futur fuqishëm edhe gjiganti italian, Juventus.

Atalanta thuhet se kërkon hiq më pak se 60 milionë euro për asin e tyre.