07:08 / 08.02.2024
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje të pakta shiu
RTKlive
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të pakta në zonën veriperëndimore në pjesën e pare të ditës.
Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 4/13°C
- Zonat e ulëta 7/18°C
- Zonat bregdetare 12/18°C























