09:10 / 09.02.2024
Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira
rtsh.al
Presioni i lartë atmosferik mbi Evropën Perëndimore po dobësohet për shkak të hyrjes së masave ajrore Atlantike duke ndryshuar kushtet atmosferike.
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat do të vijnë në shtim pasdite dhe mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim të jugut me shpejtësi 10-20 m/sek, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5, me lartësi vale 0.5-1.5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 1/16°C,
Zonat e ulëta 2/20°C,
Zonat bregdetare 6/20°C.























