Kuvendi i Maqedonisë së Veriut po debaton për shkarkimin e dy ministrave
BKT
Lajme

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut po debaton për shkarkimin e dy ministrave

Besnik Iseni/RTK

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut po debatojnë sot për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë ,Fatmir Mexhiti dhe ministrit të informatikës, Azir Aliu.

Dy ministrat kanë  mbështetur propozimin e kryetarit të  Aleancës për Shqiptarët,që në zgjedhjet e 8 majit të garojnë bashkë me opozitën shqiptare. Kërkesën për shkarkimin e tyre e paraqiti kryeministri Talat Xhaferi.

Propozimi për shkarkimin e ministrave Mexhiti dhe Aliu,e ka dërguar pjesa tjetër e partisë e udhëhequr nga kryeyari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Deputeti Halil Snopçe vlerëson se vendimi për t'i shkarkuar dy ministrat e  partisë së tij është  jo legjitim dhe një puç i Qeverisë ndaj Aleancës për Shqiptarët.

Shkarkimi i dy ministrave pritet të votohet sonte pas përfundimit të debatit të deputetëve.

Kurse në seancën e nesërme është paraparë  të zgjidhen dy ministrat e ri.


MË SHUME NGA Lajme