Shfaqen grafite të reja në veri të Mitrovicës
BKT
Foto: Kossev
Lajme

Shfaqen grafite të reja në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës janë vendosur grafite të reja me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Një ditë para protestës të paralajmëruar nga pensionistët dhe e mbështetur nga Lista serbe dhe partitë tjera serbe në veri të Mitrovicës u shfaqën grafite të reja. Grafitet janë të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe blu.

Grafitet janë vendosur në murin e një prej objekteve të banimit në qendër të qytetit në veri të vendit.

Grafite të tilla raportohet se janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se prokuroria ka iniciuar rast për shkak të “përhapjes së urrejtjes”. Sipas tij, ende nuk dihet kush i ka krijuar grafitet.


MË SHUME NGA Lajme